Paris St Germain synon  Theo Hernandez

Paris St Germain synon Theo Hernandez

Fakti i të qënit një ndër anësorët më të mirë të Serisë A ia ka rikthyer vëmëndjen Paris St Germain tek Theo Hernandez .   ‘’ Les Pariziens ‘’ nuk arritën ta transferonin në merkaton e verës por nuk kanë hequr dorë sepse  francezi preferohet shumë nga Mauricio Pochettino .

Mbërritja e shumë emrave të njohur në ‘’ Parque De Prince ‘’ nuk i ka ndalur sheikët e kryeqytetasve me në krye Nasser Al Khelaifin i cili kërkon ta pozicionojë këtë skuadër ndër më të mirat në glob dhe rruga e deritanishme  e konfirmon një gjë të tillë .  

Në tre sezonet e zhvilluara me  Milanin 23 vjeçari ka arritur një rritje të theksuar rendimenti duke  influencuar automatikisht në mbarëvajtjen e linjës defensive të kuqezinjve . Por kur flitet për Paris St Germain mendohet potenciali i sheikut arab i cili e ka dëshmuar me transferimin e elementëve cilësorë ndër të cilët perfshihet  6 herë fituesi i Topit të Artë  Lionel Messi .

Performanca pozitive në aspektin e përgjithshëm i dha shansin Milanit për tu rikthyer pas një kohe të gjatë në Uefa Champions League dhe drejtuesit e tyre do të luftojnë për të siguruar qëndrimin e lojtarëve më përcaktues sepse janë arsyeja e këtij suksesi .

Në të kundërt nëse  Theo Hernandez do të ketë  fatin për të ndërruar ambjent jo vetëm që do të provonte ndjesinë e një kampionati tepër tërhqës siç është  Ligue 1 por do ta bënte me një skuadër që ka lideruar për shumë vite në Ligue 1  dhe kërkon ta shtrijë protagonizmin edhe në kompeticionin më të famshëm europian dhe gjasat janë se këtë vit me një organikë të tillë mund ta arrijë objektivin shumëvjeçar .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy