Samu Omorodion, alternativë për Napolin

Samu Omorodion, alternativë për Napolin

Pas rikthimit tek Atletico Madridi, e ardhmja e Samu Omorodion duket se do të jetë larg ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’.

Fillimisht Chelsea u interesua për shërbimet e tij por lista e pretendentëve është zgjeruar me hyrjen në garë të Napolit.

Objektivi kryesor i Antonio Contes është transferimi i Romelu Lukakut në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por duke qenë se do të jetë një marrëveshje e ndërlikuar për tu arrirë, numri një i stolit tashmë po analizon edhe opsionin B.

Samu Omorodion i cili ende nuk ka debutuar me ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund të jetë blerja e rradhës e bardhekaltërve, për të cilin parashikohet se ditët vijuese negociatat ndërmjet palëve do të intensifikohen.

Mundësia për të qenë pjesë e një ekipi me traditë si Napoli natyrisht nënkupton një sfidë më vete për 20 vjeçarin, i cili mund të nisë një tjetër eksperiencë në Serinë A, një ndër pesë ligat më të rëndësishme të Europës.

Një avantazh për Samu Omorodion mund të jetë fitimi i trofeve në aspektin kolektiv dhe jo vetëm në të ardhmen, ndoshta me ish kampionët e Scudettos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy