Ernest Muçi është zyrtarisht një lojtar i Besiktas në Turqi. Sulmuesi shqiptar është larguar nga Legia e Varshavës dhe do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit turk.
Palët kanë mbyllur shpejt operacionin dhe lojtari është transferuar këtë të premte në Turqi, pasi është dita e fundit e merkatos në këtë vend.
Transferimi i Muçit, i ka kushtuar rreth 10 milionë euro Besiktas, ndërsa nga kjo lëvizje përfiton Tirana 1 milion euro, pasi kishte ruajtur 10% të kartonit, kur e shiti te Legia.
Kjo do të jetë aventura e parë për Muçin në Turqi, ku shpreson të shkëlqejë, për të qenë gati për Europianin e verës me Shqipërinë.



