Global Soccer Award: Ronaldo, lojtari më i mirë
Cristiano Ronaldo e ka filluar vitin 2019 me fitore. Për herë të tretë në karrierën e tij, ai ka marrë çmimin Globe Soccer Awards, në një ceremoni në Dubai.
CR7 ka lënë pas në votim dy francezët kampionë bote, Antoine Griezmann e Kylian Mbappé, duke rrëmbyer edhe çmimin për golin më të bukur të vitit: atë në Juventus Stadium, përballë Real Madridit.
Fabio Capello ka marrë çmimin e karrierës në kategorinë e trajnerëve, ndërsa Atletico Madrid është vlerësuar si skuadra mëe mirë, duke lënë pas Real e Liverpool.
"Jemi në 2019-n, 2018 i përket të shkuarës. Ky vit nisi mirë me një çmim që fatkeqësisht e kam shënuar kundër skuadrës time aktuale. Falënderoj tifozët, pa ta futbolli nuk do të ishte asgjë", ka thënë Ronaldo.