Gilberto Mora, objektiv i Barcelonës

Gilberto Mora, objektiv i Barcelonës

   Përforcimi i mesfushës mbetet një ndër objektivat e drejtuesve të Barcelonës referuar merkatos së janarit.

 Tek ‘’ Los Cules ‘’ po punohet me shumë përkushtim për arritjen e objektivave dhe vijimësisë në rrugën e duhur në fazën vendimtare të sezonit. 

Gilberto Mora është përfshirë në listën e spanjollëve, i cili mbron ngjyrat e Tijuanës në Meksikë. 

17 vjeçari pretendohet edhe nga Real Madridi, ç’ka do të thotë se do të zhvillohet një tjetër ‘ Superclasico ‘ midis tyre. 

Do të jetë një sfidë shumë e ashpër por sipas ‘ Defensa Central ‘, drejtori teknik Deco ka filluar ti lëvizë me shpejtësi gurët. 

Duhet theksuar se interesi i ‘’ Galaktikëve “ përbën një kërcënim jo vetëm për Barcelonën por edhe çdo ekip tjetër, së pari për historinë e gjatë të suksesit dhe gjithashtu faktin e të qënit ndër më potentët në aspektin ekonomik.

 Prej dy sezonesh lojtari në fjalë ka treguar cilësitë në kampionatin meksikan, i cili vijon të konsiderohet tejet kompetitiv. 

Në Botërorin e moshave Giberto Mora shpalosi edhe njëherë potencialin dhe nëse gjithçka vijon ashtu siç duhet e ardhmja e tij mund të jetë në kontinentin e vjetër, me shumë gjasa tek një ekip gjigand. 

Në më shumë se një rast e ka deklaruar se prioriteti lidhet me dhënien e maksimumit në fushë dhe në fakt i ka përmbushur pritshmëritë, ç’ka e bën të pashmangshëm interesin e ekipeve të elitës. 

Sigurisht duhet nënvizuar edhe ambicja e tij dhe gjatë një deklarate u shpreh kështu: 

“ Meksika i ka të gjitha mundësitë për ta fituar Botërorin. Na duhet të besojmë deri në fund ‘’, theksoi Gilberto Mora. 

Këtij lojtari i mbetet edhe shumë për të treguar por arritja deri në këto nivele do të thotë se është në rrugën e duhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy