
Gonzalo Lapera, volejbollist argjentinas te Tirana, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, u shfaq i lumtur për fitoren e kombëtares së tij ndaj Polonisë.
Lapera u shpreh se Argjentina e nënvlerësoi Arabinë Saudite në ndeshjen e parë, por shtoi se kishte besim se do bënin mirë në dy ndeshjet e radhës, ashtu siç edhe ndodhi.
Jam shumë i lumtur që fitoi Argjentina. Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ia dolëm të fitojmë. Italia, skuadër e mirë, por nuk e kuptoj realisht pse nuk janë në Botëror.
Mendonim se Arabia ishte një skuadër e lehtë, ndoshta ishte një nënvlerësim. Është një grup i mirë. Në komunikimin që kisha, e dija që do bënim mirë në dy ndeshjet e tjera. Messi bashkon skuadrën. Janë një brez shumë i mirë.
Messi është lojtari më i rëndësishëm te Argjentina. Mendoj se do shkojnë larg. Kur fitoi Kupën e Amerikës, kombëtarja e Argjentinës, filloi të rritet. Edhe në Argjentinë, populli beson shumë të kjo skuadër.



