
Luhet duke filluar nga ora 16:45, ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit, e vlefshme për javën e 16-të, në Abissnet Superiore.
Të dyja skuadrat futen në fushë me një objektiv, për të marrë 3 pikët. Laçi vjen pas një periudhe shumë të mirë, teksa kanë 5 fitore radhazi në kampionat.
Në krahun tjetër, edhe korçarët e mbyllën 2021, në një formë të mirë, me 2 fitore, dy humbje dhe një barazim.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, të dy trajnerët kanë zgjedhur edhe formacionet zyrtare, ku nuk i kanë kursyer më të mirët për t’i hedhur në fushë.
FORMACIONET ZYRTARE
SKËNDERBEU: Rexhepi, Zguro, Meksi, Dumfur, Sadriu, Bajrami, Moraes, Viktor, Mara, Pusi, Mensah.
LAÇI: Dajsinani, Turkaj, Veliaj, Velkovski, Ziko, Deliu, Lushkja, Qato, Mazrekaj, Zarubica, Guindo.



