
Ish-futbollisti i Kombëtares, Ermal Tahiri, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se ndeshjet e Kupës nuk janë të njëjta me kampionatin.
Tahiri deklaroi se Teuta ishte më e kthjellët në ndeshjen e sotme, ndërsa shtoi se nuk ështe e lehtë që ta mposhtësh dy herë Skënderbeun.
“Ndeshjet e Kupës me të kampionatit nuk janë të njëjta. Të mposhtësh dy herë Skënderbeun, nuk është e lehtë. Teuta ishte më e kthjellët këtë herë. Ishin në një moment të mirë. Kupa është objektivi maksimal, sesa kampionati, për të hyrë në Europë. Nëse dalin në finale, mund të shkojnë në Europë.”



