Hamilton zyrtarizohet te Ferrari: Po realizoj ëndrrën time

Hamilton zyrtarizohet te Ferrari: Po realizoj ëndrrën time

Shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, i bashkohet ekipit të Ferrarit.

Ai e ka zyrtarizuar “martesën” me skuderinë e kuqe me një foto ikonike, ku shfaqet përpara një Ferrari F40 në Veri të Italisë. Pas 12 sezonesh Lewis Hamilton mbërrin në Maranello, ku thotë se po realizon ëndrrën e tij duke nisur një epokë të re.

"Ka disa ditë që ju e dini se do t'i mbani mend përgjithmonë dhe sot është një prej atyre ditëve, e para si pilot i Ferrarit”, shkruan Hamilton në Instagram. “Kam qenë mjaft me fat që kam arritur gjëra në karrierën time që nuk i kisha menduar kurrë të mundshme, por një pjesë e imja e ka mbajtur gjithmonë atë ëndërr për të garuar me ‘të kuqtë’. Nuk mund të isha më i lumtur ta realizoja atë ëndërr sot”, tha ai.

Piloti theksoi: “Sot ne fillojmë një epokë të re në historinë e këtij ekipi ikonë dhe mezi pres të shoh historinë do të shkruajmë së bashku.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy