Arsenali blen Odegaard

Arsenali blen Odegaard

Me në fund Arsenali e ka arritur qëllimin . ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë blerë përfundimisht kartonin e Martin Odegaard i cili u aktivizua si u huazuar  nën urdhërat e Mikel Artetas në pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Norvegjezi i ka dhënë fund etapës në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ dhe do të vijojë progresin tek kryeqytetasit , aty ku është ndierë shumë komod dhe ka patur mundësi për të reflektuar  vlerat nga të cilat karakterizohet.  

Insistimi i pandalur i Mikel Artetas e ka parë fundin e lumtur  për një operacion që i  ka kushtuar gjigandëve të Premier Leagues  40 milionë euro . 

Pavarësisht se për të parën herë pas shumë vitesh  ‘’ The Gunners ‘’ nuk do të jenë pjesëmarrës në kompeticionet europiane , Martin Odegaard-it nuk i ka krijuar probleme ky fakt sepse të qënit pjesë e Arsenalit është një mundësi shumë e mirë për të hedhur pas të kaluarën e hidhur tek ‘’ Los Blancos ‘’. 

Prej vitesh ishi i Real Sociedad është konsideruar si një ndër mesfushorët me të ardhme të ndritur në kontinentin e vjetër  dhe transferimi tek Arsenal me siguri do të jetë finalizimi i një kapitulli të komplikuar  në karrierë .

Me Mikel Artetan në stol parashikohet se gjërat do të lehtësohen për talentin nordik sepse ka vendosur të besojë fuqimisht tek potenciali i tij . 

Sezoni i kaluar edhe pse u konsiderua një ndër më të vështirët në historinë e Arsenalit për faktin se mbeti jashtë Europës , Martin Odegaard  e finalizoi me 20 ndeshje , 2 gola dhe 2 asiste duke treguar se e meriton një vend titullari tek anglezët .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy