Moises Caicedo, një hap larg Liverpoolit

Moises Caicedo, një hap larg Liverpoolit

Pavarësisht se Chelsea në javët e fundit konsiderohej më e avantazhuar për transferimin e Moises Caicedos në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , historia ka marrë një tjetër rrjedhë me kalimin e ditëve. Liverpooli ka fituar terren dhe sipas informacioneve të fundit, mesfushori ka zgjedhur ‘’ Anfield Road ‘’ për të vijuar karrierën, për të cilin do të shpenzohen 110 milionë euro. Pas largimit të Milner, Henderson dhe Fabinhos, pritej reagimi i anglezëve , të cilët deri më tani kanë arritur akordin me Dominik Szoboszlai dhe Alexis Mac Allister. Një ndër objektivat kryesorë të Jurgen Kloopit ishte përforcimi i mesfushës dhe për 21 vjeçarin do të jetë një sfidë emocionuese dhe njëkohësisht e vështirë, për arsye se tek Liverpooli kërkesa e llogarisë është shumë e lartë . Distancimi nga titujt prej disa sezonesh i ka shkaktuar dhimbje të shpeshta koke trainerit gjerman por eksperienca e tij e shëndërroi Liverpoolin në një ndër ekipet më të suksesshëm në botë në të kaluarën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy