Al- Ittihad pretendon Marquinhos

Al- Ittihad pretendon Marquinhos

Pas transferimeve të Benzemas , Kantes dhe Fabinhos , drejtuesit e Al- Ittihad vijojnë me tentativat për të shtuar kualitetin dhe kësaj herë e kanë vënë gishtin tek Marquinhos . Braziliani konsiderohet ndër më të rëndësishmit e Paris St Germain, skuadër me të cilën ka startuar sezonin e 11-të. 29 vjeçari ka lënë gjurmë në prapavijë por ndoshta do të jetë lojtari i rradhës që do të vendosë për të lënë Europën , fakt që është dëshmuar nga transferimet në këtë merkato verore. Mbrojtësi i lindur në Sao Paolo spikat për përshtatjen në disa pozicione të mbrojtjes, i cili e filloi eksperiencën në kontinentin e vjetër tek Roma , për t’iu bashkuar më pas ‘’ Les Pariziens ‘’ . Gjatë eksperiencës me kryeqytetasit, Marquinhos numëron 409 sfida dhe 38 gola por interesi i Al- Ittihad mund të rezultojë bindës për arsye të potencialit të arabëve në aspektin ekonomik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy