
Futbolli e ka treguar në shumë raste se mosha nuk është një pengesë për të arritur majat . I tillë është rasti i Zlatan Ibrahimovich për të cilin Milani ka përgatitur rinovimin e kontratës .
Kuqezinjtë do ta shijojnë suedezin deri në qershor por Stefano Pioli beson në aftësinë e 40 vjeçarit dhe risia e kësaj historie sipas ‘ Corriere dello Sport ‘ është fakti se rroga e bishës së sulmit do të pësonte një rënie drastike deri në 2.5 milionë euro.
Pozicioni i ‘’ Djallit ‘’ është i qartë, për një lojtar që përfiton aktualisht 7 milionë euro por topi kalon në anën e Zlatan Ibrahimovich që duhet të vendosë për të ardhmen.
8 gola dhe 2 asiste në 16 sfidat e këtij sezoni flasin për një personazh që nuk e njeh dorëzimin dhe afirmojnë se është në një formë optimale për të vazhduar me kontributin tek italianët.
Risitë në karrierën e Zlatan Ibrahimovich s’kanë të ndalur pasi në sezonin e kaluar numëroi 2000 minuta me këtë fanellë duke përfshirë të gjitha kompeticionet dhe prezenca e tij e ka ndryshuar funksionimin e ofensivës .
Milani po përjeton një periudhë rindërtimi ku pretendohet avancimi në kampionat dhe Champions League dhe puna e deritanishme e glorifikon figurën e Stefano Piolit dhe i jep edhe një herë shansin Zlatan Ibrahimovichit për të treguar veten .
Performanca e kësaj skuadre flet vetëm me superlativa sepse momentalisht lideron me meritë Scudetton dhe të qënit e rrethuar nga lojtarë kaq ambiciozë si nordiku e bën edhe më të lehtë arritjen tek sukseset për të cilat mendohet se shumë shpejt do të shijohen në mitikun ‘’ San Siro ‘’.



