
Pas një eksperience të gjatë prej gjashtë sezonesh tek Villareali, e ardhmja e Raul Albiol duket se do të jetë në Serinë A.
Spanjolli ishte pjesë e Napolit në të shkuarën dhe në vijimësi mund të përfaqësojë Pisën.
Kjo skuadër është ngjitur në elitën e futbollit italian pas shumë vitesh dhe sipas Gianluca Di Marzios, 39 vjeçari ka udhëtuar drejt Italisë për tu njohur me projektin që i ofrojnë drejtuesit.
Sigurisht Raul Albiol e njeh me detaje kampionatin italian dhe besohet se adaptimi s’do të jetë i vështirë, edhe pse do të mbrojë ngjyrat e një ekipi mesatar.
Në të shkuarën qendërmbrojtësi u aktivizua në 236 sfida me ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe u konsolidua si një ndër më të spikaturit në prapavijë.
Kontributi i dhënë sigurisht ka një vlerë të veçantë për drejtuesit e Pisas, objektivi i të cilëve është qëndrimi në Serinë A, edhe pse bëhet fjalë për një ndër ligat më kompetitive në Europë.



