
Situata e ndërlikuar ekonomike e Borussia Dortmundit pritet ti hapë rrugë mbushjes së arkave gjatë merkatos verore .
Disa lojtarë të ‘’ Verdhezinjve ‘’ janë vënë nën shënjestrën e ekipeve të elitës ku padyshim protagonisti mbetet Erling Haaland por duke qenë se gjermanët shquhen si prodhues talentësh , sigurisht kërkesat do të shtohen me kalimin e kohës.
Raphael Guerreiro ka fituar një rol të rëndësishëm në 11-shen e Marco Roses por në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ po mendohet hedhja pas krahëve e kësaj eksperience të vështirë dhe shitjet bëhen të detyrueshme.
Portugezi ka rezultuar një lojtar shembullor nga krahët dhe Barcelona mendon ta afrojë në ‘’ Camp Nou ‘’ për ti ardhur në ndihmë ‘’ Los Cules ‘’ në momentet kur Jordi Alba nuk do të jetë i gatshëm për Xavi Hernandezin .
Me një kontratë deri në 30 qershorin e 2023-shit , për 28 vjeçarin spanjollët po mendojnë një ofertë të konsiderueshme dhe për Borussia Dortmundin ky rast konsiderohet unik sepse në të kundërt mund ta humbasë me parametër zero .
Ky operacion do ti vinte në ndihmë të dyja skuadrave , sidomos kësaj Barcelone që po përpiqet në maksimum të bëhet përsëri pjesë e elitës por çdo proçes ka kohën e vet dhe duhet të japë më të mirën në çdo merkato për t’iu afruar objektivave.
Në shumë vite , Raphael Guerreiro ka dhënë një kontribut që meriton vlerësimin maksimal dhe tanimë mund të thuhet se është plotësisht i përgatitur për të përfaqësuar një ekip të elitës i cili do ti mundësojë fitimin e trofeve , objektiv që s’ka mundur ta arrijë me Borussa Dortmundin.



