
Pas një kohe të gjatë larg futbollit Ronaldinho Gaucho ka vendosur përsëri të tregojë veten.
Edhe pse me 46 vite mbi supe ish kampioni i botës në 2002-shin beson se mund të lërë përsëri gjurmë.
Ishi i Barcelonës, Milanit, ndër të tjerë konsiderohet një legjendë në këtë sport, i cili do të debutojë në 15 nëntor kundër Forlit.
Ronaldinho Gaucho u shpall edhe fitues i Topit të Artë në 2005-sën, vit gjatë të cilit përfaqësoi ‘’ Azulgranët ‘’.
Në 2015-tën u aktivizua në rradhët e Fluminenses dhe më pas në 2018-tën zyrtarizoi varjen e këpucëve në gozhdë.
‘’ Dinho ‘’ ashtu siç quhet ndryshe si në nivel klubesh ashtu edhe me kombëtaren e ‘’ Seleçaos ‘’ gjithmonë ka dhuruar spektakël, tek i cili beson çdo komponent i këtij klubi.



