Ligji për sponsorizimet/ Selmani: Kryeson Prishtina, futbolli përfitoi mbi 4 milionë euro gjatë 2024-ës

Ligji për sponsorizimet/ Selmani: Kryeson Prishtina, futbolli përfitoi mbi 4 milionë euro gjatë 2024-ës

Naim Selmani nga “Klan Kosova” foli në emisionin “Mcn Informacion” mbi ligjin për sponsorizimin që i sjell afro 80 për qind të financimeve klubeve të futbollit në Kosovë.

Ai theksoi se në total futbolli ka përfituar 4,2 milionë euro gjatë 2024-ës, shifër që është tejkaluar nga basketbolli me 4,6 milionë.

Sa i takon ekipeve të futbollit, Selmani tha se Prishtina ka përfituar më shumë gjatë vitit që lamë pas, përkatësisht 1,1 milionë euro. 

Një nga vendimet më të mira ka qenë miratimi i ligjit për sponsorizimin në 2016-ën. Ideja ka qenë që tatimi për vlerën e shtuar të zhvendosej te klubet. E njëjta shumë që kanë pasur për shtetin, kompanitë mund ta dedikojnë në sport. Prishtina ka përfituar më shumë gjatë 2024-ën, 1,1 milionë euro, dhe gjithë procesi monitorohet nga administrata tatimore e Kosovës, Ballkani dhe Gjilani janë skuadrat e tjera që kanë përfituar, dhe e fundit Dukagjini. Ideja është që t’i si klub u ofrohesh sponsorëve për t’ua kërkuar shumën, për t’i bindur. Kjo formë i ndihmon klubet në 80 për qind të financimit. Klubet kanë edhe pronarë që janë investitorë po ashtu. Në futboll s’ka fonde të mëdha nga komunat. Përfitojnë sportet e tjera si karate, boks, që janë me shpenzime më të ulëta. Në total futbolli ka përfituar 4,2 milionë euro dhe basketbolli 4,6 milionë euro. Për mua ka qenë befasi sepse e konsideruam futbollin si sport më masiv. Ka kompani të pijeve, ndërtimit, kompani të sigurimit. Zakonisht janë brand-et më të mëdha që reklamojnë produktin e tyre”.

I pyetur mbi praninë e trajnerëve nga Shqipëria në Kosovë, ai u shpreh:

Ka pasur aktivitet të trajnerëve të Shqipërisë në Kosovë. Tashmë është vetëm një Orges Shehi, që drejton Ballkanin. Ekipet e Kosovës janë fokusuar te trajnerët e huaj, apo trajnerët me përvojë në Kosovë. Por ajo që bëri Ilir Daja në futbollin e Kosovës besoj do mbetet trashëgimi. Çuditem me faktin që shumë pak trajnerë kosovarë kanë pasur hapësirë në Shqipëri”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy