
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, ka gjetur rrugën e rrjetës ditën e sotme në Serie A, me skuadrën e Spezia.
Shqiptari shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në fund të takimit, në humbjen 2-1 ndaj Torinos.
Në ndeshjen tjetër, Atalanta mposhti 1-3 Venezian në transfertë. Zikaltërit rikthehen të fitorja në kampionat, pas 3 humbjeve radhazi dhe mbajnë vendin e 8-të me 54 pikë, 2 pikë larg zonës së Europës.



