Pas Xhuliano Skukës, Partizani ka zyrtarizuar një tjetër afrim në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin Redon Ismaili.
21-vjeçari vjen nga Kosova, aty ku ishte pjesë e Gjilanit, ndërsa ka firmosur me Partizanin, kontratë për dy vitet e ardhshme.
Njoftimi i Partizanit:
Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dy-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ismaili, pjesëtar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë.



