
Fuqizimi i arkave do të jetë një ndër prioritetet e Interit në merkaton verore .
Zikaltërit prej kohësh nuk po kalojnë një moment të mirë në aspektin ekonomik dhe për ti vënë pikën kësaj historie do të mundohen të përfitojnë me largimin e disa lojtarëve në fundin e sezonit.
Andre Onana është një ndër to dhe sipas ‘ As ‘ drejtuesit nga Milano kanë përcaktuar 40-50 milionë euro për kamerunasin.
26 vjeçari u transferua nga Ajax Amsterdami në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në verën e kaluar, i cili nuk e ka bindur Simone Inzaghin dhe për shërbimet e tij kanë treguar interes, sidomos ekipe nga Premier League .
Nëse plani i drejtuesve të Interit do të shkojë ashtu siç pritet , Andre Onana mund të shëndërrohet në një ndër shitjet më të shtrenjta në historinë e këtij ekipi , të cilët duhet domosdoshmërisht ti gjejnë një zëvëndësues të denjë afrikanit.
Në sezonin e ardhshëm do të kërkohet menjëherë rikthimi tek suksesi, në Itali dhe më gjerë , nga një ekip që do të mbahet mend gjatë për arsye se në të kaluarën nën drejtimin e Antonio Contes mposhti pas nëntë sezonesh Juventusin me fitimin e Scudettos.



