
E mbështetur fuqimisht nga miliarderi Todd Boehly , Chelsea po jep maksimumin për ta mbyllur merkaton me sukses.
Largimet e Andreas Christensen tek Barcelona dhe Antonio Rudigerit tek Real Madridi e kanë lënë të varfër qendrën e mbrojtjes londineze dhe po veprohet shpejt për ta rikthyer buzëqeshjen në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Wesley Fofana i Leicester City-t është i përzgjedhuri i Thomas Tuchelit , sipas britanikes ‘’ The Sun ‘’ dhe specialistit të merkatos Fabrizio Romano.
Fillimisht ‘’ The Foxes ‘’ pretendonin 100 milionë euro por kjo shifër është ulur deri në 88 . Situata e 21 vjeçarit në ‘’ King Power ‘’ është komplikuar ndjeshëm gjatë kohëve të fundit për arsye se Brendan Rodgers e la jashtë 11-shes duke e detyruar të stërvitet me ekipin e dytë të Leicesterit.
Që në krye të herës miliarderi amerikan premtoi se do të jepte maksimumin për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe tanimë shumë afër përfundimit anglezët kanë arritur të firmosin me gjashtë lojtarë duke filluar nga Marc Cucurella, Raheem Sterling, Kalidou Koulibaly, Carney Chukwuemeka, Cesare Casadei dhe portierin premtues Gabriel Slonina.
Merkatoja përmblidhet në 288 milionë euro të shpenzuara , shifër që i bën kryeqytetasit të kryesojnë ndër më të mirët e elitës europiane.



