
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shfaq i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Bologna me rezultatin 0-2, në ndeshjen e parë të kampionatit.
Sipas tij, lojtarët e rinj janë integruar shumë mirë me skuadrën ndërsa shtoi se me largimin e Ibrahimovic, tashmë është portieri Maignan, që i afrohet sa i përket pjesës së liderit.
Pashë disa gjëra të bukura në ndeshje, duhet të punojmë pak me ekuilibrin në fushë, por të rinjtë janë integruar shumë mirë. Jam i lumtur me afrimet që kanë bërë drejtuesit dhe kam bindjen se po formohet një grup shumë i bukur.
Giroud është një lider, shembull për të gjithë dhe është gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën. Nuk është më edhe aq i ri, por unë jam shumë krenar që jam trajneri i tij.
Ibra na mungon, por ai i ka rritur të gjithë këta futbollistë sa i takon mentalitetit. Ai që i afrohet më shumë Ibrës në aspektin e liderit është Maignan. Ka shumë karakter.



