Teuta nuk mposhtet në Shkodër, kampionët barazuan 1-1 me Vllazninë

Teuta nuk mposhtet në Shkodër, kampionët barazuan 1-1 me Vllazninë

Teuta nuk mposhtet as në Loro Boriçi. Kampionët e sezonit të kaluar, ndonëse në inferioritet numerik rrëmbyen 1 pikë ndaj Vllaznisë. Golit të Da Silvas për vendasit iu kundërpërgjigj Kuembemba në minutën e 73.

Pavarësisht aksioneve të njëpasnjëshme të shkodranëve, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, ndërkohë që trajneri Bërdariç pranoi se lojtarëve të vet u mungoi edhe qetësia në momentin kur ndodheshin në avantazh

Jam i kënaqur nga loja e futbollistëve të mi, por ky është futbolli. E kërkuam me ngulm golin e fitores, por Teuta u mbrojt shumë mirë. Kur ishim në avantazh duhet të ishim më të sigurtë dhe ta menaxhonim situatën. Sigurisht që ata janë më të kënaqur për pikën e marrë.

Ndërsa trajneri i djemve të detit Edi Martini, i kënaqur nga futbollistët e tij, e konsideron të drejtë barazimin pasi skuadra e tij luajti me një lojtar më pak.

Vllaznia dhe Teuta ndodhen në kuotën e 4 pikëve pas dy javëve të para, ndërkohë që javën e ardhme shkodranët do të luajnë ndaj Partizanit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy