Partizani ka prezantuar ditën e sotme afrimin e radhës. Të kuqtë kanë firmosur me mesfushorin Masanga Matondo.
22-vjeçari luan si mesfushor organizator dhe pritet të jetë një vlerë e shtuar për trajnerin Mehmeti.
Matondo së fundmi ka qenë pjesën e AS Otoho, ndërsa ka luajtur edhe dy ndeshje me Kombëtaren e Kongos, ndërsa tani do të provojë për herë të parë një aventurë të re në Superligën shqiptare.
“Masanga Matondo është lojtar i Partizanit. Klubi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me mesfushorin organizator kongolez i cili ka firmosur me të kuqtë një kontratë për dy vite e gjysmë. Fantazisti 22 vjeçar së fundmi ishte pjesë e kampionatit kongolez me skuadrës AS Otoho. Gjithashtu Matondo regjistron edhe dy ndeshje me përfaqësuesen e Kongos.”, thuhet në njoftimin e Partizanit.



