Chelsea, ofensivë për Osmihen

Chelsea, ofensivë për Osmihen

 Në kontinentin e vjetër do të zhvillohet një sfidë shumë e ashpër gjatë merkatos së verës për një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të aktualitetit siç është Victor Osmihen .

Nigeriani është shëndërruar në një ndër referentët kryesorë të ofensivës së ‘’ Azurrëve ‘’, të cilët janë drejt një suksesi historik , siç është fitimi i Scudettos.

Pas Manchester United , Bayern Munchen dhe Real Madridit , Chelsea është përfshirë në këtë histori .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ investuan fuqishëm gjatë merkatos së verës dhe transferuan shumë lojtarë cilësorë në ‘’ Stamford Bridge ‘’ por performanca e të besuarve të Graham Potterit deri më tani e detyron automatikisht Todd Boehly-n të investojë përsëri , pas 630 milionë eurove të shpenzuara në dy merkatot e kaluara.

 Ishi i Lilles deri më tani numëron 19 gola në 22 sfida dhe pa diskutim konsiderohet një bomber , për të cilin presidenti i Napolit Aurelio Di Laurentis ka filluar të fërkojë duart.

Manjati italian pretendon të arketojë rreth  120 milionë euro për largimin e 24 vjeçarit nga ‘’ Diego Armando Maradona ‘’, në shenjë të kontributit të dhënë , sidomos në sezonin aktual ,  ekipi i të cilit me siguri  do ta ndryshojë historinë e këtij kampionati.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy