Paguhet garancia, Dani Alves fiton lirinë

Paguhet garancia, Dani Alves fiton lirinë

Dani Alves, do të lirohet nga burgu, pas 14 muajsh qëndrimi në qeli. Braziliani ka paguar garancinë prej 1 milion eurosh, e cila është pranuar nga Gjykata e Barcelonës, për ta liruar me kusht.

Ish-lojtari do të lirohet mbrëmjen e kësaj të hëne nga burgu, aty ku qëndron nga janari i vitit 2023.

Ish-futbollisti i Barcelonës, Juventusit dhe PSG-së u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në Barcelonë në natën mes 30 dhe 31 dhjetorit.

Gjykata urdhëroi dorëzimin e dy pasaportave, braziliane dhe spanjolle, si dhe detyrimin për të nënshkruar çdo javë në polici. Gjithashtu nuk mund t’i afrohet vajzës nga e cila është akuzuar, në një distancë më të afërt se 1 km.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy