Tirana me 3 mungesa, Shehi: Të mos shikojmë renditjen e Kastriotit, duam përforcime në janar

Tirana me 3 mungesa, Shehi: Të mos shikojmë renditjen e Kastriotit, duam përforcime në janar

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi në prag të ndeshjes së nesërme thotë se skuadra e tij nuk duhet ta shikojë Kastriotin nga renditja. Më tej ai zbuloi se bardheblutë do të jenë me 3 mungesa ditën e nesërme, Filip Najdovski, Redon Xhixha dhe Përgjonaj. Në lidhje me merkaton e janarit, Shehi tha se skuadra ka nevojë për përforecime, por theksoi se në këtë sension të merkatos është e vështirë të gjesh lojtarë.

“Fitorja na kthen aty ku do të donim, është një fitore që ka vlera dhe gjendja e skuadrës është e mirë. Ndeshjen e kaluar humbëm Najdovskin dhe presim përgjigjen sa do të na mungojë. Na mungon edhe Xhixha me Përgjonaj.

Duhet përqendrim dhe vlerësim maksimal, pavarësisht ku ndodhet ekipi kundërshtar në renditje. Faza e parë barazim? Kemi një panoramë të qartë për kundërshtarët sepse kemi luajtur me ta. Kastrioti do vlerësim, duhet të bëjmë maksimumin. Të futemi në fushë me idenë se nuk e dimë pozicionin e tyre apo çka ndodhur fazën e parë.

Jemi të kënaqur për çka po bëjmë në fushë, të vijojmë me këtë lojë. Lojtarët tanë njohin mirë njëri-tjetrin. Shpresojmë që nga dita në ditë të bëjmë përmirësim.

Kalendari nuk të lë kohë për të punuar për merkaton e janarit. Kemi panoramë të qartë për çdo ekip dhe këto ditë në dispozicion të punojmë nga ana teorike, sepse nuk ka kohë. Për merkaton është shpejt, kemi lojtarë dhe ekip të mirë. Janari nuk të jep shumë mundësi për lojtarë që duam për përmirësim ku kemi nevojë. Nëse nuk gjejmë lojtarët e duhur, jemi mirë. Pozicionet? Se ku janë rolet, është shpejt për analizën. Ne duam përforcime, qoftë nga ana e karakterit të lojtarëve, qoftë sprtivisht”, u shpreh Shehi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy