Premier League, opsion për Luis Enriquen

Premier League, opsion për Luis Enriquen

Pas përfundimit të eksperiencës me Spanjën , për Luis Enriquen nuk kanë munguar ofertat.

Pas Chelseas edhe Tottenham Hotspuri ka shfaqur interes për numrin një të pankinës por drejtuesit e kryeqytetasve nuk mundën ta arrinin akordin gjatë merkatos së janarit dhe vendosën për ish mesfushorin Frank Lampard , deri në fundin e sezonit.

Eleminimi i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ nga çerekfinalet e Champions Leagues i ka shërbyer si reflektim drejtuesve , të cilët e vlerësojnë eksperiencën e ‘’ Luchos ‘’.

Por ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ si duket do t’ia vështirësojnë objektivin rivalëve , pas një etape jo të mirë të Antonio Contes në ‘’ White Hart Lane ‘’ , pasi bëhet fjalë për një trainer cilësor, i cili në të kaluarën e shfaqi potencialin tek Barcelona me fitimin e disa trofeve të rëndësishëm, përfshirë edhe Champions Leaguen.

Ditën e djeshme drejtori teknik i Chelseat Bruno Saltor udhëtoi drejt Barcelonës për avancimin e negociatave me 52 vjeçarin nga Gijon , një ndër pretendentët për të marrë drejtimin e gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy