
Me përfundimin e sezonit si kampion i La Ligas , Atletico Madridi po analizon goditjet e merkatos . Diego Simeone i është rikthyer një piste të vjetër që në të kaluarën ishte ndër të preferuarat e ‘’ Los Colchoneros ‘’. Me etiketën e kampionit kryeqytetasit do ta kenë disi me të lehtë për të firmosur me lojtarë cilësorë për arsye të garancisë që ofrojnë për të ardhmen . Kohët e fundit e situata e qëndrimit të Saul Niguez në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ vlerësohet skeptike dhe Atletico kërkon mos të bëjë asnjë hap fals në vigjilie të sezonit të ri ku do të ketë shumë presion për mbrojtjen e titullit . Sipas ‘’ El Corriere Dello Sport ‘’ i preferuari për trainerin 51 vjeçar është Fabian Ruiz . Spanjolli ndiqet prej kohësh nga Atletico , por Napoli ka arritur ta mbajë të paprekur organikën duke e kundërshtuar largimin nga i famshmi ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ .
S’duhet harruar se në listën e kandidatëve është edhe Paris St Germain që mbetet një skuadër shumë potente në aspektin ekonomik dhe ka shënuar rritje në vitet e fundit edhe në atë sportiv sepse komponentë shumë të njohur të futbollit kanë patur fatin ta ngrejnë në piedestal emrin e ‘’ Les Pariziens ‘’. Krerët e presidencës se bardhekaltërve të lideruar nga Aurelio De Laurentis janë të bindur se Fabian Ruiz është një lojtar kyç për mbarëvajtjen e mesfushës së ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe do të kërkojnë 80 milionë euro për spanjollin , shifër që momentalisht nuk mund të sigurohet nga madrilenët të cilët mund të ofrojnë vetëm 50 milionë euro .
Me kalimin në Serinë A ishi i Eleches dhe Real Betisit e ka shkruar emrin si një ndër peshat më të rënda të kësaj skuadre dhe njëkohësisht shquhet si një lojtar tejet i kompletuar , fakt që e zgjeron interesin për të sepse nuk mund të harrohet as Barcelona , Real Madridi dhe Sevilla . Kjo pistë është shumë e rëndësishme për Diego Simeonen sepse presioni do të bjerë i gjithi mbi të dhe do të ketë detyrën për ta mbajtur Atleticon në të njëjtën linjë edhe në sezonin vijues dhe mos t’ia presë shpresat tifozerisë së zjarrtë madrilene e cila e priste këtë trofe prej 7 sezonesh .
Fabian Ruiz ka zhvilluar nje sezon për tu duartrokitur nën drejtimin e Gennaro Gatussos me 42 ndeshje dhe 4 gola , por do të ketë një verë të gjatë përpara për të vendosur destinacionin e ardhshëm .



