Asllani: Pozitive që golat u shënuan nga sulmuesit, do japim gjithçka ndaj Italisë

Asllani: Pozitive që golat u shënuan nga sulmuesit, do japim gjithçka ndaj Italisë

Kristjan Asllani, në prononcimin pas ndeshjes me Lihtenshtejnin, ku Shqipëria fitoi 3-0, u shfaq shumë i lumtur, ndërsa tha se sfida ishte e rëndësishme.

Asllani tha se është pozitive që sulmuesit gjetën golat. Sipas tij, ekipi do të japë gjithçka në Europian ndaj Italisë.

Drupal Ad

 

 

 

Kjo është një përgatitje, janë ndeshje që të marrim minuta në këmbë për ne që kemi luajtur më pak dhe kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi qarkulluar mirë dhe kemi bërë 3 gola. 3 golat janë bërë nga sulmuesit që të marrin edhe ata besim, kjo është një gjë shumë e mirë.

Jemi një grup kompakt, sot erdhi edhe kapiteni ynë Gjimshiti. Jemi përgatitur mirë për Europianin dhe të arrijmë sa më mirë në ndeshjen e parë. Presim tifozët tanë në çdo ndeshje, i falënderojmë dhe ata që ishin me ne. Do të jetë një ndeshje si kjo, të marrim akoma energji në këmbë dhe fokusi është tek Italia.

Sigurisht që do të japim shpirtin dhe zemrën por ajo që do të dalë nuk i dihet, por ashtu siç thashë çunat po përgatiten mirë të gjithë. Po përgatitemi mirë që të dalim sa më mirë në ndeshjen e parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy