Martin Zubimendi pritej të ishte afrimi i parë i Liverpool-it në këtë merkato, por transferimi ka dështuar.
Klubi anglez ishte në bisedime të avancuara me Real Sociedad dhe kishin vendosur të paguanin klauzolën prej 60 milionë eurosh, për të siguruar shërbimet e mesfushorit.
Megjithatë, kur pritej firma në kontratë, gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër. Zubimendi ka vendosur të refuzojë transferimin në Premier League.
Mesfushori spanjoll, ka kontaktuar drejtuesit e Liverpool dhe iu ka bërë të ditur se nuk dëshiron të transferohet në “Anfield”.
Anglezët tashmë duhet të shikojnë për alternativa të tjera.



