Milani insiston për Asension

Milani insiston për Asension

 Arritja e akordit për rinovimin e kontratës me Real Madridin sa vjen edhe vështirësohet dhe Milani nuk mendon të humbasë kohë për ishi-n e Mallorcas .

Mesfushori prej kohësh është pjesë e merkatos se kuqezinvje dhe ‘’ Galaktikët ‘’ mendojnë shkëmbimin me Brahim Diazin, i cili e ka rifituar buzëqeshjen tek kampionët në fuqi të Serisë A.

Italianët synojnë ti bëjnë një favor 27 vjeçarit , i cili nuk bën më pjesë në planet e Carlo Ancelottit , pavarësisht se dëshira lidhet me  qëndrimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ .

Pretendimi për rritjen e rrogës konsiderohet i ekzagjeruar nga kryeqytetasit dhe interesi i Milani sigurisht i shërben për ti vënë pikën kësaj historie të stërzgjatur.

Një kalim në ‘’ San Siro ‘’ do të konceptohej si një provë shumë e rëndësishme në karrierë për Marco Asension , tek një ekip ku konkurrenca është shumë e ashpër , i cili e ka rimarrë veten , sidomos me fitimin e Scudettos në sezonin e shkuar dhe po rikonfirmon eksperiencën e madhe në Champions League , kompeticion në të cilin eleminoi Tottenham Hotspurin në fazën e 1/8-tave dhe preu biletën për në çerekfinale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy