Tottenham Hotspuri, përcakton çmimin për Micky van de Ven

Tottenham Hotspuri, përcakton çmimin për Micky van de Ven

 Interesi i Real Madridit për Micky van de Ven i ka detyruar drejtuesit e Tottenham Hotspurit ti vendosin çmimin në merkato. 

Hollandezi ka performuar në lartësinë e duhur me të ashtuquajturit ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ dhe traineri Xabi Alonso e shikon pjesë të spanjollëve në të ardhmen. 

Mirëpo nuk do të jetë e lehtë sepse presidenti Daniel Levy është shprehur se nuk do të lejojë largimin e mbrojtësit nga ‘’ White Hart Lane ‘’ për më pak se 80 milionë euro. 

Bashkë me Cuti Romeron 24 vjeçari ka formuar një dyshe të pathyeshme në prapavijë, e cila i ka dhënë siguri kryeqytetasve gjatë sfidave. 

Pavarësisht vlerave të padiskutueshme presidenti Florentino Perez e konsideron një shifër të ekzagjeruar por numri një i londinezëve sigurisht do ti qëndrojë besnik peticionit të tij. 

Tifozeria e zjarrtë e ‘’ Spursave ‘’ beson fuqimisht tek aftësitë e ishi-t të Wolfsburgut, i cili ka nisur sezonin e dytë ashtu siç duhet. 

Nuk përjashtohet hyrja në garë e të tjerë pretendentëve në vijimësi, sidomos nëse ecuria e nxënësit të Thomas Frank do të vijojë me të njëjtin ritëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy