
Përmes një postimi në rrjetet sociale PSG ka zyrtarizuar largimin e Lionel Messit nga klubi në fund të sezonit.
"Pas dy sezonesh në kryeqytet, aventura mes Leo Messit dhe Paris Saint-Germain do të marrë fund në fund të vitit 2022-2023.
Klubi i uron me emocione shumë suksese Leos për pjesën tjetër të karrierës së tij", thuhet në një postim në Twitter.
Messi është përfolur për një largim të mundshëm drejt Arabisë Saudite, ndërsa opsioni tjetër është rikthimi te Barcelona, ekipi ku u bë një lojtar i madh.



