
Mbetja në prapavijë në vitet e fundit në lidhje me fitimin e titujve e ka shtuar impenjimin e drejtuesve të Juventusit për ti vënë njëherë e mirë pikën kësaj historie. Merkatoja e dimrit konsiderohet shumë e rëndësishme për fatet e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dhe tanimë fokusi është vënë tek mesfushori De Ketelaere. Pas etapës tek Milani, belgu e ka rikuperuar terrenin e humbur falë besimit që i ka dhënë traineri i Atalantës Gian Piero Gasperini. 22 vjeçari po zhvillon një eksperiencë për tu mbajtur mend me të ashtuquajturën ‘’ La Dea ‘’ dhe torinezët do të tentojnë me çdo mënyrë për ta transferuar në ‘’ Allianz Stadium ‘’ duke i dhënë përsëri një shans për të qenë pjesë e një ekipi elite. Deri më tani Charles De Ketelaere numëron 2 gola dhe 2 asiste në 6 sfida por duhet patur parasysh edhe përgjigjja e zikaltërve për arsye të rëndësisë në 11-shen e strategut italian.



