Juventus këmbngul për Timo Werner

Juventus këmbngul për Timo Werner

E ardhmja e Timo Werner në ‘’ Stamford Bridge ‘’ është praktikisht e pamundur .  Mungesa e protagonizmit në skemat e Thomas Tuchel konceptohet  një dhimbje e fortë koke për  gjermanin që kërkon medoemos ndërrimin e ambjentit . 58 milionët e paguara  nuk i kanë ardhur  mjaftueshëm  në ndihmë ‘’ Bluve të Londrës ‘’ të cilët janë në rrugën e zgjerimin të suksesit dhe gjatë këtij sezoni do të kenë detyrën  e mbrojtjes së titullit  të fituar në Uefa Champions League.

Pavarësisht se 25 vjeçari ishte një faktor kyç në arritjen e një suksesi të tillë,  bashkombasi i tij kërkon ti japë shansin e një tjetër zgjedhjeje në karrierë.

Në skenë është shfaqur Juventusi , skuadër që është dobësuar disi me largimin e Cristiano Ronaldos tek Manchester United dhe kërkon ta rikompensojë me afrimin e Timo Werner.

S’duhet harruar as pretendimi i Bayern Munchen për sulmuesin e kryeqytetasve , fakt që e vë në siklet  ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ .  Bavarezët vijojnë të mos gjejnë zgjidhjen për sa i përket të ardhmes së Robert Lewandovskit dhe kanë vënë në praktikë  planin B për të evituar pengesat gjatë rrugës .

 Ky opsion është shumë interesant për Massimiliano Allegrit për shkakt të cilësive që zotëron. Mungesa  e efektivitetit përpara portës e ka mbushur kupën dhe drejtuesit e Chelseat po i analizojnë me kujdes alternativat për Timo Werner sepse 2 gola në 8 ndeshje janë një statistikë tepër e vakët .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy