Shqipëria U-16, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-16, zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-16, do të luajë dy ndeshje miqësore me Malin e Zi. Dy federatat kanë rënë dakord, që ndeshjet të luhen në datat 7 dhe 9 dhjetor.

Takimi i parë do të luhet në kompleksin e Federatës Malazeze në Podgoricë, të mërkurën e 7 dhjetorit në ora 13:00 ndërsa miqësorja e dytë do të luhet dy ditë më vonë, më 9 dhjetor në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër në ora 12:00.

Trajneri Kërçova do të zbardhë të shtunën listën e lojtarëve të grumbulluar për këto dy ndeshje, teksa synimi është vëzhgimi dhe testimi i lojtarëve të vitlindjes 2007, të cilët janë brezi që do të përgatiten për të përfaqësuar Shqipërinë U-17 në kompeticionet zyrtare të vitit të ardhshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy