
Manchester United duket se e ka gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit anglez, kanë arritur marrëveshjen me trajnerin holandez, Erik Ten Hag.
52-vjeçari do të largohet nga drejtimi i Ajax në fund të sezonit dhe në ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet te United.
Pas arritjeve të shkëlqyera me Ajax, Ten Hag tërhoqi vëmendjen e klubeve të mëdha europiane, që menjëherë shfaqën interes, por te United janë treguar më të shpejtë për të arritur marrëveshjen.



