Tre pretendentë për Gianluiggi Donnarumma-n

Tre pretendentë për Gianluiggi Donnarumma-n

Mosarritja e akordit për rinovimin e kontratës për momentin e ka bërë edhe më interesante të ardhmen e Gianluiggi Donnarummas .  Gardiani 22 vjeçar ka shënuar rritje të rendimentit dhe për shërbimet e tij kanë hyrë në valle  tre pretendentë të fuqishëm . 

Përfundimi i kontratës në 30 qershorin e ardhshëm i ka shëndërruar kandidatët si  Manchester United , Paris St Germain , Juventus dhe Inter si favoritët kryesorë për ta larguar nga ‘’ San Siro ‘’ .   Një ndër elementët që e ndërlikojnë qëndrimin tek Milani janë pretendimet ekonomike të italianit  ,  peticion që nuk është aq i lehtë për tu zgjidhur nga drejtuesit e tyre  .

Duke qenë se agjenti i tij Mino Raiola është një ndër më të mirët në qarkullim automatikisht e bën këtë operacion më tërheqës sepse në të shumtat e rasteve ka dalë i fituar në negociatat e ndërmarra .  Megjithatë projekti për rikthimin në kohët e arta  mbetet prioritet i 18 herë kampionëve të Serisë A , të cilët në sezonin aktual kanë rikuperuar shumë nga versioni i tyre më i mirë dhe janë shëndërruar një kockë shumë e fortë në Itali pa lënë në harresë objektivin e tyre kryesor i cili lidhet  me përfaqësimin dinjitoz në Uefa Champions League gjatë sezonit vijues .

Tashmë destinacioni final si merkatoja e verës do të përcaktojë përfundimisht të ardhmen e Gianluiggi Donnarummas , portier që do të ketë detyrën e vështirë për të marrë vendimin më të rëndësishëm për të ardhmen e tij    e cila duke patur parasysh vlerat e jashtëzakonshme që mbart me siguri do ti shkaktojë shumë buzëqeshje numrit një të kombëtares ‘’ Azurre  ‘’ .

 

 

 

   

 

 

 

            

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy