Te Partizani nuk mendojnë vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen. Së fundmi “demat e kuq”, kanë zyrtarizuar afrimin e një sulmuesi të ri.
Bëhet fjalë për Klevis Dragaj. Ky i fundit është produkt i Akademisë së Shkëndijës së Tiranës. 18-vjeçari ka nënshkruar me Partizanin për 4 sezone, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.
Shkodrani është edhe pjesë e Kombëtares së 19-vjeçarëve. Të kuqtë besojnë se Dragaj do të rritet akoma edhe më shumë në të ardhmen dhe besojnë së tepërmi te aftësitë e tij.



