Është mbyllur pa gola pjesa e parë në supersfidën Bylis-Elbasani, në Kategorinë e Parë.
Në minutën e 12-të, skuadra e Nevil Dedes kishte një mundësi të artë shënimi, me Lleshin që u ndal fillimisht nga portieri Beqaj dhe në vazhdimin e aksionit, gjuajtja e Grecës, u ndal nga Goxhaj mbi vijën fatale.
Në minutën e 39-të, ishin vendasit që iu afruan golit, teksa lajthia gjuajti bukur me kokë, por topi u ndal në tranversë dhe më pas u përplas te portieri Totoshi, për të shkuar goditje këndi.
Pritet një pjesë e dytë e luftuar, me të dyja ekipet që do të kërkojnë fitoren, pasi luhet për vendin e parë në renditje.



