Armando Broja, do të ndryshojë skuadër në këtë merkato dhe mund të vazhdojë karrierën në Turqi.
Sulmuesi shqiptar, i ka dalë emri te skuadra e Fenerbahce. Klubi turk është në kërkim të një sulmuesi për trajnerin Jose Mourinho dhe i pari në listë është Broja.

Drejtuesit e Fenerbahce, kanë nisur bisedimet me Chelsea, me shpresën se do të arrihet një marrëveshje për transferimin e 22-vjeçarit.
Te skuadra turke, Broja do të kishte mundësinë të stërvitet nga njëri prej trajnerëve më të mirë dhe më të suksesshëm në botë, siç është Mourinho.



