Solskjaer zbulon se kur do të debutojë Ronaldo me Manchester United

Solskjaer zbulon se kur do të debutojë Ronaldo me Manchester United

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar-Solskjaer ka zbuluar se Cristiano Ronaldo do të bëjë debutimin në ndeshjen e nesërme ndaj Newcastle.

Tekniku norvegjez e konfirmoi këtë në konferencën për shtyp për ndeshjen ndaj Newcastle, ku gjithsesi nuk zbuloi nëse do të jetë nga fillimi apo nga stoli.

“Ne të gjithë jemi të lumtur për kthimin e tij dhe mezi presim të vijë ndeshja e nesërme. Ronaldo kishte një para-sezon të mirë dhe luajti me ekipin kombëtar. Unë me siguri do ta aktivizoj në këtë ndeshje. Ne e dimë se çfarë ka arritur në karrierën e tij dhe çfarë mund të arrijë akoma”, tha Solskjaer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy