Bayern ia ka arritur të shkruajë sërish me gërma të artë historinë e saj në futbollin botëror. Kjo pasi sonte skuadra bavareze ka mposhtur 1-0 meksikanët e Tigres në finalen e Botërorit për klube.
Në këtë mënyrë Bayern është bërë skuadra e dytë pas Barcelonës e cila fiton 6 tituj Brenda një sezoni. Gjithashtu Bayern është bërë skuadra e dytë pas Barcelonës e cila nuk pëson asnjë gol Brenda një sezoni të Botërorit të klubeve.
Një tjetër statistikë e frikshme që vlen të përmendet është fakti se bavarezët kanë fituar 19 nga 20 ndeshjet e fundit në arenën ndërkombëtare.



