
Trajneri Stefano Pioli, rrezikon shkarkimin nga drejtimi i Milanit. Kuqezinjtë kanë shfaqur oshilacione në rezultate, ndërsa kanë zhgënjyer totalisht ndaj ekipeve të mëdha.
Përveç humbjes turpëruese në derbin ndaj Interit 5-1, Milani është mposhtu edhe nga Juventusi minimalisht, PSG 3-0 në Champions, si dhe ka barazuar me Newcastle e Dortmund.
Barazimi i fundit 2-2 ndaj Napolit, në një sfidë që po e fitonin 2-0, ka lënë një shije të keqe të drejtuesit. Sipas asaj që raporton “Repubblica”, Pioli rrezikon shkarkimin.
Drejtuesit kanë vendosur si ultimatum kalimin e grupeve në Champions League dhe në rast se kjo nuk ndodh, atëherë shkarkimi është i pashmangshëm.



