Klopp, opsion për stolin e Real Madridit

Klopp, opsion për stolin e Real Madridit

Largimi i mundshëm i Carlo Ancelottit në fundin e sezonit është pasuar me nisjen e punës nga drejtuesit e Real Madridit për ti gjetur një zëvëndësues ideal.

Italiani do të mbahet mend gjatë për kontributin e dhënë në stolin e ‘’ Galaktikëve ‘’ por siç dihet gjithmonë një fillim e ka edhe një fund.

Pas emrit të Xabi Alonsos, është ai i Jurgen Kloppit i cili ka filluar të fitojë terren, trainer që la gjurmë në të shkuarën me Liverpoolin.

Drupal Ad

Sipas ‘ As ‘, për ishi-n e Milanin thuhet se mund të marrë drejtimin e Brazilit në të ardhmen e afërt dhe të vetmet alternativa momentalisht janë Xabi Alonso dhe Jurgen Klopp.

Situata e Carlo Ancelottit vijon të jetë e paqartë, të cilit i mbeten edhe disa sfida për të drejtuar në La Liga, përfshirë edhe finalen e Kupës së Mbretit dhe njëkohësisht ‘ Superclasicon ‘ kundër Barcelonës.

Faktikisht presidenti Florentino Perez gjithmonë e ka admiruar Jurgen Kloppin, i cili mund të rikthehet shumë shpejt në fushat e gjelbërta, ndoshta nën drejtimin e një prej ekipeve më të suksesshëm në historinë e futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy