
Ecuria shumë e mirë e Nicolas Jackson me Chelsean në dy sezonet e fundit e ka bërë tejet të pretenduar në merkato.
Barcelona synon të marrë shërbimet e sulmuesit, për të cilin tashmë drejtuesit e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ e kanë deklaruar çmimin.
Kontributi i dhënë natyrisht ia ka rritur vlerën e kartonit, momentalisht 80 milionë euro, shifër e pamundur për xhepat e presidentit Joan Laporta.
Përpos interesit të ‘’ Los Cules ‘’, edhe Newcastle United është futur në garë, duke qenë se Alexander Isak është afër largimit nga ‘’ St James Park ‘’, me shumë gjasa tek Liverpooli.
Mundësia për të vijuar në Premier League është reale, sidomos kur bëhet fjalë për klubin më të pasur në botë aktualisht.
Spanjollët e kanë të vështirë të rivalizojnë me Newcaslten në aspektin ekonomik, faktor i cili mund të rezultojë determinant në këtë histori.
24 vjeçari e ka potencialin për të qenë pjesë e çdo ekipi me emër në Europë dhe sigurisht javët vijuese pritet të përcillen me shumë emocione.
Ishi i Villarealit numëron 13 gola në 37 sfidat e sezonit të kaluar, të mjaftueshme për të demostruar kapacitetin në metrat e fundit.



