
Pas Interit dhe Lazios Milani ka shpallur kandidaturën për transferimin e Olivier Giroud në ‘’ San Siro ‘’ . Francezi ka një mundësi të shkëlqyer në Serinë A për tu bërë pjesë e një projekti ambicioz dhe këto tre skuadra ia lejojnë një gjë të tillë . 34 vjeçari do të shënojë fundin e etapës në ‘’ Stamford Bridge ‘’ në 30 qershor dhe me këto alternativa me siguri e ardhmja do të jetë në standarte të larta . Aktualisht duke iu referuar negociatave , kuqezinjtë janë një hap më përpara .
Siç dihet zikaltërit po vuajnë në aspektin financiar ndërsa bardhekaltërit dhe Milani janë disi më të superuar. ‘’ La Gazetta Dello Sport ‘’ e ka pozicionuar sulmuesin shtatlartë si alternativën kryesore të Milanit sepse janë shumë të zhgjënjyer nga historiku i Mario Mandzukic në Milano . Stefano Pioli kërkon një lojtar me eksperiencë për të bashkuar forcat me Zlatan Ibrahimovic i cili po shijon një rini të dytë me gjigandët e Scudettos .
Sipas portalit italian drejtuesit e Milanit mendojnë ti ofrojnë francezit një kontratë dy vjeçare dhe 5 milionë euro në sezon. Pavarësisht se ka zhvilluar një sezon për tu mbajtur mend që e ka derguar në Champions League , Milani duhet të tregojë forcën për të mposhtur Interin dhe Lazion në merkato .
Gjigandi i Chelseat është një lojtar shumë i fortë fizikisht dhe mund të shërbejë për të krijuar hapësirat e duhura për shokët drejt golave . Nëse do të ketë fatin të luajë përkrah Zlatan Ibrahimovich do të konsiderohej një dyshe e frikshme për kundërshtarët . 31 ndeshje me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ i ka kanalizuar në 11 gola dhe do të mundohet ti përmirësojë statistikat në finalen e Champions Leagues kundër Manchester City-t .



