Milani ndjek yllin e Las Palmas

Milani ndjek yllin e Las Palmas

 Vitet e fundit Milani e ka vënë theksin tek transferimet e lojtarëve të rinj për të gjeneruar një lloj optimizmi për vijimësinë .  Këtë objektiv e kanë provuar komponentë si  Brahim Diaz , Rafael Leao dhe Saelemaekers të cilët kanë shërbyer për të formuar një ekip shumë simpatik pavarësisht se  kuqezinjtë kanë ende shumë për të bërë në vazhdimësi. 

Afrimi i merkatos së janarit është një këmbanë alarmi për shumë klube të njohura të cilave ende i  duhet të shtrëgonjë rripat drejt suksesit dhe Milani tashmë e ka deklaruar objektivin .

Tek modestët e Las Palmas , italianët pëlqejnë Alberto Moleiro--n që ka treguar shumë në Segunda Division dhe sipas shumë specialistëve ka ngjashmëri me talentin e Barcelonës Pedri.

Arritjet e deritanishme të 18 vjeçarit e kanë bindur Stefano Piolin se duhet ti zërë një vend në skuadër sepse konsiderohet një ndër talentët e të ardhmes në futbollin spanjoll. 613 minuta të ndara në 12 takime i kanë dhënë shumë shpejt efektet për një Alberto Moleiro që sigurisht duhet të jetë lumturuar pa masë për këtë interes që ia pasuron  karrierën dhe nga ana tjetër ishullorët është e qartë që janë shumë të ekzaltuar për këtë fakt sepse interpretohet si një fuqizim arkash për një ekip të dorës së dytë në Spanjë.

Përballë kësaj situate që ia ndryshon krejtësisht të ardhmen pritet një analizë e detajuar e drejtuesve dhe  mesfushorit nga Tenerife sepse jo çdo lojtar e ka fatin të bëhet pjesë e planeve të një ekipi të tillë në këtë moshë .

Sigurisht që Milani nuk do të dorëhiqet deri sa ta finalizojë mbërritjen e Alberto Moleiro-s në ‘’ San Siro ‘’  sepse skemat e Stefano Piolit kanë nevojë për elementë të rinj për të ndërthurur eksperiencën me talentin me synimin e shëndërrimit në një kundërshtar të frikshëm në çdo kompeticion pavarësisht se ‘’ Rossonerëve ‘’ i mbetet ende rrugë për arritjen në këtë stad.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy