Atletico  afër Bernardo Silvas

Atletico afër Bernardo Silvas

Mbërritja e Jack Grealish në ‘’ Etihad Stadium ‘’ pa dyshim do të provokojë largimin e një tjetër lojtari . Në skenë për Manchester City-n ka dalë emri i Bernardo Silva-s , e ardhmja e të cilit është lidhur ngusht me Atletico Madridin. ‘’ Los Cholconeros ‘’ do të kenë një luftë të ashpër për të përfituar shërbimet e portugezit sepse  sipas Mundodeportivos  do ti duhet të masin forcat me Barcelonën e cila e konsideron 26 vjeçarin  një element që mund ti sjellë shumë benefite spanjollëve  .

 Në rastin konkret numri një i pankinës Diego Simeone është shprehur shumë i lumtur nëse  Bernardo Silva do të transferohet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ sepse është i ndërgjegjshëm se prezenca e  luzitanit do ta rriste cilësinë e mesfushës tek  ‘’ The Citiziens ‘’.

 Dëshira e  ishi-t të Monacos për të provuar ndjesinë e të luajturit në La Liga është deklaruar që në të kaluarën  ku pa dyshim preferenca e tij  janë katalanasit por   kryeqytetasit mbeten një skuadër për tu respektuar për shkak  të sukseseve të arritura gjatë këtyre viteve të cilave iu shtua fitimi i La Ligas për të dytën herë me  Diego Simeonen si trainer . Me kalimin e kohës  figura e Atletico Madridit është fuqizuar ndjeshëm dhe është shëndërruar një ndër rivalët më të vështirë për tu mposhtur jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë.

Një sukses i tillë pa dyshim ka nga mbrapa punën konstante të argjentinasit i cili ka ditur ti kuptojë shumë shpejt lojtarët duke i vendosur në pozicionet në të cilat kanë dhënë gjithmonë rendimentin maksimal  . Interesi  i Atleticos pa dyshim që do të marrë vlerësimin e duhur nga  Bernardo Silva i cili është përpara një mundësie që s’duhet humbur sepse kemi të bëjmë me një klub që në çdo sezon aspiron për fitimin e trofeve të rëndësishëm .

Me kampionët në fuqi të Premier Leagues mesfushori i mirënjohur e finalizoi sezonin me  45 ndeshje dhe 5 gola por tanimë pak e nga pak duhet të përgatitet për ti dhënë lamtumirën ‘’ Qytetarëve ‘’ dhe të vijojë progresin në një tjetër ekip, që me shumë mundësi do të jetë  Atletico Madridi për arsye se  ‘’ Blaugranët ‘’  janë duke përjetuar një situatë të komplikuar në aspektin ekonomik  .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy